Kryebashkiakja e Libohovës uron Pashkët

Në vigjilje të Festës së Pashkës, kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi përcjell urimin  e saj për besimtarët e krishterë. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan:

Miq të krishterë,

Ju përcjell urimet e mia për festën e Pashkës. Gëzuar!

Kjo ditë e shenjtë na mëson edhe njëherë se shpresa për një të ardhme më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë, përkundrazi ripërtërihet e ringjallet ashtu siç u ringjall Krishti. Gëzuar Festën e Pashkëve dhe ju sjelltë sa më tepër mirësi, paqe, dashuri për njëri-tjetrin dhe lumturi në gjirin e familjes.

Zoti ju bekoftë!