Kryebashkiaku i Dropullit thyen bojkotin e PD-së, shkon në takimin e kryeministrit Rama

2e1ax_default_entry_NTETSIKASNë takimin e thirrur sot nga kryeministri Rama me kryebashkiakët e rinj të dalë pas zgjedhjeve të 21 qershorit,  munguan kryebashkiakët që u votuan nën siglën e Partisë Demokratike. Por bojkotin e thyen dy kryebashkiakë: Niko Shupuli i Përmetit dhe Arqile Deçka i Dropullit.

Për Deçkën ka patur raportime dhe zëra të shumtë se ai mund të kalojë në radhët e LSI-së, edhe pse mandatin në Dropull e mori nën siglën e PD-së. Ndoshta prezenca në takimin e sotëm me Ramën është në funksion të kësaj lëvizje të tij, lëvizje e paralajmëruar jo zyrtarisht edhe gjatë fushatës elektorale, ku Deçka mbështetej fort nga LSI-ja. Megjithatë deri më tani nuk ka një vendim zyrtar të tij për të kaluar te LSI.

Në Bashkinë Dropull LSI-ja doli forcë e parë politike dhe pritet që përfaqësues të saj të marrin drejtimin e Këshillit Bashkiak. Sot pasdite dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka thirrur një takim me të zgjedhur e PD-së në 21 qershor.