Kryemadhi përmend sërish Gjirokastrën: Bandat e krimit ndikuan zgjedhjet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur sërish për bandat e krimit që sipas saj ndikuan në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë një takimi të rinjtë e LSI-së, ajo ka përmendur edhe Gjirokastrën si një prej qarqeve ku bandat ishin në krah të socialistëve.

Të njëjtën gjë Kryemadhi bëri edhe tre ditë më parë në një interviste për Abc News.

Në vijim të takimit me të rinjtë ajo tha se Shqipëria do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme.

LSI mori në Gjirokastër vetëm një mandat deputeti, nga dy që ishte objektivi i saj.

© ArgjiroLajm.net