Kryetari i Bashkisë Dropull, shumica e pasurisë në emër të bashkëshortes. Zbardhet deklarata

Spending Data Albania ka publikuar deklaratat e pasurisë së kryebashkiakvë të vendit për vitin 2016. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë deklaratën e pasurisë së kryetarit të Dropullit, Ahilea Deçka.

Pasuri të paluajtshme

1) Bashkëshortja, pronare me 50 % e një shtëpie private me sip. 120 m2 në fshatin Jergucat, Gjirokastër, vlera 5 000 000 lekë.

2) Bashkëshortja, pronare me 100 % e 3 dynym tokë bujqësore, fituar sipas ligjin 7501, vlera 1 500 000lekë.

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Dropull, 1 087 556 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

Bashkëshortja, Znj. Eli Decka, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjecare “Jorgucat”, 566 400 lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura nga shitje veture tip Benz më 23.09.2015, 300 000 lekë.

Të tjera

1) Gjendje depozitë bankare bashkëshortore, pakësuar me 5 278 lekë.

2) Bashkëshortja, gjendje llogari depozite bankare, shtuar me 5 564 lekë.

3) Çelur depozitë bankare, 1 043 156 lekë. 

©ArgjiroLajm.net