Kualifikimi: Çertifikatë për paketën Microsoft Office. Njihuni me Freskida Çakon, kandidaten e LSI-së për Gjirokastrën

Freskida Çako është kandidatja e fundit në listën e LSI-së për qarkun Gjirokastër.

Një ditë më parë ajo doli me një deklaratë për mediat, ku njoftoi hapjen zyrtare të fushatës elektorale të LSI-së në Gjirokastër. Duke parë CV-në dhe forumularin e vetëdeklarimit të saj për ligjin e dekriminalizimit rezulton se ajo nuk është dënuar më parë dhe as ka përdorur emër tjetër.

Çako thotë se është diplomuar në degën Administrim Publik në Universitetin “Eqerem Çabej” në vitin 2009. Prej vitit 2014 ajo punon si kryetare e degës së arkivit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, insitucion ky i drejtuar nga LSI-ja.

Më herët gjatë vitit 2012-2013 kur LSI ishte sërish në pushtet me PD-në, Freskida Çako punonte si shefe IT në Spitalin “Omer Nishani”, institucion i drejtuar po nga LSI-ja, ndonëse ky ishte një pozicion që nuk kishte lidhje me shkollimin e saj për Administrim Publik.

Sa i përket kualifikimeve, ajo thotë se disponon çertifikatë për përdorimin e paketës Microsoft Office, paketë ku përfshihen programet Word, Exel, Power Point etj. Më poshtë CV-ja e saj e plotë dhe pjesë nga formulari i dekriminalizimit.

/ArgjiroLajm.net/