Kulmi i ndershmërisë te rrugorët e Gjirokastrës, arrestojnë taksixhiun që tentoi t’i jepte 5 Euro policit
August 11, 2017
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Llazar Zoga, 56 vjeç, banues në Kuçovë, pasi tentoi të korruptonte oficerin e policisë me 5 euro.
Siç njofton policia, në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, 56-vjeçari është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.
Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka ofruar një prerje 5 Euro punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.