Kultivimi i duhanit, disa familje ne Libohove ruajne traditen

IMG_20140831_045511Ne lagjen “Hoxhallare” te Libohoves ka pothuajse gjithmone nje ngaster te vogel toke te mbjelle me duhan. Te pakten kjo te bie ne sy sa here qe kalon ne rruge. Bie ne sy sepse nuk te qellon shpesh qe ne Libohove te shikosh toka te tjera te mbjella me duhan, thjesht mund te jene 4-5 familje qe merren me kete pune.

Kjo qe po shihni ne foto eshte ne pronesi te Fadil Liles, i cili historikisht ka kultivuar duhan ne kete toke dhe ende vazhdon ta bej dicka te tille. Kryesisht duhani kultivohet per konsum personal por edhe per tregti. Ne pergjithesi jane sasi te vogla te cilat shiten ne Gjirokaster dhe zonen perreth. Ne Libohove nuk ka fermere te mirefillte qe i dedikohen teresisht kesaj industrie, sic ndodh ne zonen e Dumrese, Elbasan. Per fat keq kultivimi i duhanit nuk eshte perfshire ende ne skemat e subvencionimit nga Ministria e Bujqesise. Pritet qe dicka e tille te ndodhe vitin tjeter.

Rrethi i Gjirokastres ka pasur nje tradite te mire ne kultivimin e duhanit, kjo edhe per shkak se sasia e prodhuar shkonte direkt ne fabriken e prodhimit te cigareve qe ishte po ne Gjirokaster. Brezi i para viteve ’90 i mban mend cigaret e lira dhe pa filter, “Partizani”, te cilat prodhoheshin ne fabriken “F.I.D.E.C” te Gjirokastres dhe qe ishin te destinuara per tregun e brendshem. Industria e cigareve ne vendin tone daton qe prej vitit 1924 dhe gjate periudhes se mbreterise kishte 16 fabrika, ndersa pas vitit 1947 nisi shtetezimi dhe ngelen vetem kater te tilla, e Gjirokastres, Tiranes, Durresit dhe Shkodres. Vitet e fundit, fale edhe partneritetit me firma italiane dhe greke, ka ardhur duke u rritur numri i fermereve qe merren me kultivimin e duhanit, por ende kjo industri eshte e pakonsoliduar.

Partizani
Kutia prej kartoni ku paketoheshin cigaret “Partizani” qe prodhoheshin ne Gjirokaster