Kultivoi kanabis, arrestohet 53-vjeçari nga Mashkullora

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë një kontroll territori për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, u gjet një parcelë me bimë narkotike dhe u ndalua shtetasi:

Alfred Haska, 53 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi:

Shtetasi në fjalë, dyshohet si autori kryesor për kultivimin e bimëve narkotike  të gjetura në vendin e quajtur “Karea”, në “Përroin e Qeve”, në fshatin Mashkullorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.