Kultivuan 2 mijë rrënjë kanabis, dy të arrestuar në Gjirokastër

policia-kanabis-620x325Në vijim të punës për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike ,Specialistët e Seksionit te Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër , si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur ‘’Manastiri i Drenovës’’ , në fshatin ‘‘Mingul’’ , Njësia Administrative Lunxhëri , Gjirokastër janë kultivuar bimë narkotike , u bë e mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetas :

Gjergji Kapo , 50 vjeç , banues në Gjirokastër .

Redjan Duro ,30 vjeç , banues në Gjirokastër .

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin ,në fshatin ‘‘Mingul’’ , Gjirokastër, kanë kultivuar 2100 bimë narkotike të dyshuara ‘’ Cannabis Sattiva’’.

Këto bimë u gjetën të mbjella në një parcele dhe lartësia e tyre varjonte nga 5-10 cm.

Pas konstatimit të këtyre bimëve u bë asgjësimi i tyre me anë të djegjes.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ parashiluar nga neni 284/2 i Kodit Penal.