Kumbaro e Golemi ngushëllime për vdekjen e Farudin Hoxhës: Humbëm një gjirokastrit të mirë dhe profesionist të shkëlqyer
September 11, 2017
Deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një mesazh ngushëllues për Farudin Hoxhën, akademikun nga Gjirokastra i cilu u nda nga jeta sot.
Ngushëllime ka dhënë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
“Largohet prej nesh nje Gjirokastrit i mire dhe i ditur, por sidomos nje akademik me plot kuptimin e fjales qe dijen e tij e vuri plotesisht ne sherbim te shoqerise! Lamtumire Fahrudin Hoxha!”, shkruan Kumbaro.
Hoxha, me profesion inxhinier hidroteknik, ka qenë ish-ministër i Ndërtimit dhe projektues i shumë veprave hdiroenergjitike në Shqipëri.