Kumbaro e Klosi mbledhin Asamblenë e PS Gjirokastër: S’ka asnjë dilemë, do ta meritojmë fitoren e 2025 (VIDEO)

Mirela Kumbaro dhe Blendi Klosi kanë mbledhur sot Asamblenë e PS në qarkun Gjirokastër. Takimi i paraprin përgatitjeve për Kongresin e 4 nëntorit. Në një komunikim me mediat në përfundim të takimit, Kumbaro tha se po bëhet analiza për zgjedhjet lokale të 14 majit, si dhe do të ketë një punë tjetër të përbashkët për betejën elektorale të 2025.

“Objektivi i ardhshëm është ndjekja e të gjithë punëve për t’ju shërbyer qytetarëve, por edhe përgatitja për fitoren e 2025, ku nuk kemi asnjë dilemë që qarku i Gjirokastrës i ka të gjitha potencialet dhe i ka bërë të gjitha detyrat që ta meritojë fitoren”, tha Kumbaro.

Më tej ajo theksoi se pas Kongresit të PS, do të ketë një fushatë të madhe anëtarësimi dhe afrimi në radhët e partisë.