Kumbaro në Dropull, takime me banorët e Bularatit dhe Bodrishtës (FOTO)
May 11, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/05/32169362_1722499231152259_8907234144329662464_n.jpg)
Ministrat kanë nisur turin e llogaridhënies publike në mbarë vendin. Deputetja e qarkut dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka qenë së fundi në Bashkinë Dropull, ku është takuar me banorë të fshatrave Bodrishtë dhe Bularat. Ajo shoqërohej nga zv.ministrja e Jashtme, Artemis Malo dhe drejtorët e Hipotekës e OSHEE Gjirokastër.