Kumbaro në Libohovë: Restaurim për kalanë, kishën dhe shtëpinë e Avni Rustemit (FOTO)

jyuyiE ndodhur ditët e fundit në Gjirokastër në aktivitetet e shumta për 80 vjetorin e shkrimtarit Ismail Kadare, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka zhvillur një vizitë edhe në Libohovë.

Ajo shoqërohej nga kryebashkiakja Luiza Mandi dhe drejtori i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Berti Kasi.

Ndalesa e parë e Kumbaros ishte në Kalanë e Libohovës dhe shtëpinë e lindjes së Avni Rustemit, monumente për të cilat pritet që gjatë këtij viti të zbatohet një projekt restaurimi.

Më pas ajo vizitoi fshatin Labovë e Kryqit, pë të parë nga afër kishën e Shën Marisë, e cila ka nevojë për restaurim.

Kumbaro i ka premtuar kryebashkiakes Mandi mbështetje, në mënyrë që edhe ky objekt kulti me vlera të rralla të kthehet në identitet dhe të jetë në shërbim të turizmit. Pritet që projekti i restaurimit të mbarojë brenda disa muajsh dhe më pas të nisë zbatimi i tij.  

00110010006008005004003002001