Kumbaro siç nuk e keni parë kurrë, ulet në tezgjah, “mëson zanatin” nga artizanet e Antigonesë (FOTO)
Rihapet pas 10 vitesh punishjta Artizanet e Antigonesë në Gjirokastër, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, një projekt jo thjesht për ruajtjen e traditës dhe vlerave artizanale të kësaj krahine, por duke e parë mbi të gjitha si një mundësi punësimi për këto gra.
Ministrja Kumbaro, e cila ishte e pranishme në rihapjen e qendrës u shpreh se qëllimi i Ministrisë së Kulturës, nuk është vetëm ruajtja e trashëgimisë por nxitja e një aktiviteti fitimprurës, i cili nga mbështetja të mund të kthehet në një aktivitet të pavarur. Kumbaro pranoi të ulej në tezgjah dhe të mësonte vete si bëhen këto punime të cilat janë mjaft të kërkuara në tregun vendas dhe atë të huaj. Në këtë projekt marrin pjesë rreth 30 gra e vajza nga kjo krahinë, të cilat do të mundësojnë tek brezi i ri dijebërjen e punës artizanale të punimit në avlemend.