Kumbaro takim në Janinë me libohovitë dhe dropullitë: Mos u gënjeni me premtime boshe, votë vetëm për PS-në

Kandidatja për deputete të PS-së, Mirela Kumbaro ka zhvilluar dje një takim elektoral me libohovitë dhe dropullitë që jetojnë e punojnë në Janinë.

Gjatë bisedës me ta, ajo kërkoi mbështetje me votë në 25 qershor për PS-në. “Sepse libohovitëve dhe dropullitëve nuk ua blen dot askush dinjitetin, nuk u hedh dot njeri hi syve me gënjeshtra e premtime boshe”, thotë Kumbaro. Ajo shoqërohej në këtë takim edhe nga kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, kandidajta tjetër për deputete, Artemis Dralo dhe kreu i PS-së në Dropull.

“Dropullitët e libohovitët që jetojnë vetëm pak kilometra larg vendlindjes së tyre, matanë kufirit, janë më të bindur se kurrë, se vota e 25 qershorit, duhet të shkojë vetëm për numrin 2 dhe vetëm për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Sepse libohovitët dhe dropullitët i kanë prekur nga afër investimet transformuese që janë bërë këto 3 vjet në vendet e tyre, nga investimi për energjinë elektrike në Dropull, kalimi i projektit për unazën e Pogonit që nis së shpejti, qendra e Libohovës, transformimi i Labovës, rruga e Bulos”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.

Image may contain: 2 people

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 5 people, people standing and indoor

Image may contain: 12 people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, beard

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing