Kumbaro uron Pashkët nga Labova: Emocion të punoj e të ndërtoj me labovitët, njësoj si gjyshi e halla ime mësuese (FOTO)
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zgjodhi të festojë Pashkën në një prej kishave më të bukura të Shqipërisë dhe ku ajo është investuar vetë perosonashit për shumë kohë, derisa bëri të mundur restaurimin e saj dhe rikonstruksionin e rrugës që të çon në atë objekt me vlera të jashtëzakonshme.
Sonte në mbrëmje ajo ishte në Labovën e Kryqit dhe Labovën e Sipërme, për t’u takuar me banorët dhe për shkëmbyer urimin e Pashkës. Kumbaro shoqërohej nga kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi. Me qirinj në duar dhe në një atomosferë festive, përveçse uroi Pshkët, ministrja kujtoi me banorët kohët kur gjyshi i saj punonte si mësues në këto anë.
“Nga Shën Mitri te Shën Maria, Labova është vend i bekuar e shpirtra të bukur që duhen zbuluar. Për mua shumë emocion jo vetëm të punoj e të ndërtoj me labovitet por edhe të shkel në shkollën e fshatrat ku kane qenë mësues gjyshi im, Riza Kumbaro e halla ime Vito Kumbaro (Babi) ❤Gezuar Pashken!”, shkruan ajo në faqen e saj në Facebook.
/Libohova Online/