Kumbaro vesh fustanellën: Këtë fundjavë ju presim në Gjirokastër (FOTO)
Pas dy ditësh Gjirokastra mirëpret festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. “Fustanella Festival” është një gjetje e re për kujtuar dhe promovuar fustanellën si një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve.
Festivali nis më 19 maj dhe zgjat dy ditë. Sot ministrja e Kulturës, Mirela Kumabaro gjatë një konference për shtyp prezantoi detaje rreth këtij festivali, rëndësisë që ai ka për promovimin e turizmit në Gjirokastër dhe vlerave tona të trashëgimisë tonë kulturore.
“Rrembe bileten. Vish fustanellen dhe te presim ne Gjirokaster ne date 19-20-21 Maj”, thotë Kumbaro.
Në këtë festival do të ketë performanca të ndryshme muzikore por edhe konferenca dhe aktivitete të ndryshme me qëllim që Gjirokastra të jetë në vëmendje të njerëzve gjatë kësaj fundjave.
“Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të përdoret si flamur për atë çka na bashkon dhe jo ç’na ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet por e jetuar në modernitetin e një bote globale. Vishe dhe ti! – është motoja e organizatorëve të këtij festivali, i mbështetur nga Ministria e Kulturës.
/Libohova Online/