Kundër Serbisë vjen… “Katili”

dron-300x169Kenny Scott, shefi i Sigurisë në Uefa, i cili më 14 Tetor 2014 mori vendimin që ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, në stadiumin “Partizan” të Beogradit duhet të vazhdonte të luhej pas ndërprerjes së saj vizitoi këtë të enjte dhe stadiumin “Elbasan Arena” për të inspektuar nga pranë impiantin ku do të luhet sfida e kthimit të 8 Tetorit me Serbinë.

Zyrtari i qeverisë së futbollit europian ishte i shoqëruar nga përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes, Gardës së Republikës dhe zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Altin Qato, me të cilët bisedoi më gjerësisht lidhur me masat që janë marrë që gjithcka të shkojë normalisht në atë ndeshje.

Scott, vizitoi jo vetëm pjesën e brendshme të impiantit, por gjithashtu dhe anën e jashtme të stadiumit, i shoqëruar dhe nga dy punonjësit e FSHF, Lysien Nurishmi dhe Denis Bastari ndërsa u interesua dhe për dekorin që do të përdoret nga tifozët kuqezi në këtë përballje, duke marrë me vete dhe një qeleshe, që mundësohet nga sponsori i përgjithshëm i Kombëtares, Digitalb, mbajta e së cilës nuk përbën asnjë problem duke qenë se në të është vizatuar vetëm shqiponja dy krenare, një simbol i shqiptarëve.

Scott bisedoi dhe mbi masat që do të ndërmerren për hyrjen e tifozëve në stadium por dhe për sigurinë që do të ofrohet nga ana e palës shqiptare që në ambjentet e jashtme të stadiumit. Impianti gjithashtu u inspektua dhe nga zyrtarë të Federatës Serbe të Futbollit, që gjithashtu u njohën me masat paraprake për ndeshjen e 8 tetorit./Kampionati Shqiptar