Kundërshtoi ‘Shqiponjat’ për tabelën reklamuese, 46-vjeçari nga Lazarati përfundon në Prokurori
November 4, 2017
Prej disa ditësh ka nisur aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga tabelat reklamuese. Një 46-vjeçar nga Lazarati, nuk i është bindur urdhrit të patrullës ‘Shqiponja’ për heqjen e një tabele reklamuese, prandaj është kallëzuar në Prokurori.
Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë.
‘Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.S vjeç 46, banues në Lazarat, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë “Shqiponja”, që ishin në mbështetje të IKMT-së, për heqjen e tabelave të reklamave. Neni 242 i Kodit Penal”