Kur Basha hedh vështrimin nga zyra elektorale e Luiza Mandit

Në fotot që pasqyrojnë vizitën e Lulzim Bashës në Libohovë, ku prezantoi kandidatin e së djathtës, Altin Çomo, bie në sy kjo që po shihni më poshtë. Teksa ka përshkruar një pjesë të rrugës në këmbë, kreu i PD-së ka hedhur sytë për një moment nga zyra elektorale e kandidates së majtë, Luiza Mandi. Basha vështron majtas me një gjysmë buzëqeshje, ndërsa duket se Çomo e Tritan Shehu diçka po i thonë. Tej tyre është edhe nënkryetari i Bashkisë Libohovë që qesh. Më pas Basha ka vazhduar rrugën në sheshin pranë sarajeve të Myfit Beut, ku edhe mbajti fjalimin para të pranishmëve.

11187765_1408878576099970_8419849589380612191_o