Kur do të “mbërrijë” Ismail Qemali në Libohovë?!

10498476_344139649106171_7735934018487767160_o
Ne zyren e kryebashkiakut te Libohoves, ku sic shihet, ne vend te portretit te Ismail Qemalit vazhdon te jete i varur portreti i presidentit Bujar Nishani.

Një nga tre vendimet e para që mori qeveria e kryeministrit Edi Rama në 15 shtator të vitit 2013, ishte edhe zëvendësimi i fotos së Presidentit të Republikës me foton e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të parë shqiptar. Pra, pas atij Vendimi të Këshillit të Ministrave, cdo institucion në Republikën e Shqipërisë e ka të detyruar që në zyrën e titullarit të vendosë foton e Ismail Qemalit.

Por në fakt njësitë vendore (bashkitë dhe komunat) që drejtohen nga përfaqësues të Partisë Demokratike, nuk e kanë zbatuar këtë ligj, duke vazhduar të mbajnë të varur në mur portretin e presidentit, Bujar Nishani. Kjo shihet edhe në Bashkinë Libohovë, ku në zyrën e kryebashkiakut vihet re portreti i presidentit Bujar Nishani, jo i Ismail Qemalit sic përcakton VKM-ja e datës 15 shtator 2013.  Ndërsa në bashkitë dhe komunat e tjera të vendit, fotoja e Ismail Qemalit s’ka zënë vend për shkak të pozicionimit politik djathtas të drejtuesve të tyre, në rastin e Libohovës mund të ketë ndoshta një lloj “justifikimi” pasi kësaj radhe ka qëlluar që kreu i shtetit të jetë me origjjinë libohovite dhe madje i vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Libohovës.

Mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë kur Bujar Nishani të mos jetë më në krye të shtetit, apo edhe nëse Bashkia Libohovë do të drejtohet nga përfaqësues të së majtës pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. A do t’ja “lirojë” vendin Ismail Qemalit presidenti Bujar Nishani?! Veç kësaj ka edhe një detaj tjetër interesant: Tani që presidenti i preu mustaqet, do duhet që të printohet një foto tjetër e tij. Mes zhurmës që shkaktoi asokohe ky vendim i Ramës, zgjidhjen më “babaxhane” e gjeti kryeparlamentari Ilir Meta, i cili mban në zyrën e tij, njëkohësisht edhe portretin e Ismail Qemalit edhe atë të Bujar Nishanit.   © libohovaonline.com

Vendimi i qeverise per heqjen e fotos se Bujar Nishanit dhe zevendesimin e saj me foton e Ismail Qemalit.
Vendimi i qeverise per heqjen e fotos se Bujar Nishanit dhe zevendesimin e saj me foton e Ismail Qemalit. 15 shtator 2013.