Kushtet e këqija higjeno-sanitare, kërkohet mbyllja e një shkolle në Gjirokastër

90 nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Së Bashku” në Gjirokastër e kanë nisur vitin shkollor në kushtë skandaloze. Lyerja me kiontribut të prinderve, nuk mbuloi dot problemet e mëdha të kushteve të godines së shkollës 9 vjecare “Së bashku” në Gjirokastër”. Gjurmët e lagështisë e mykut, nuk rikuperohen lehtë. Po kështu dhe baza materiale është e amortizuar skajshëm.

Arben Rexha, nëndrejtor i shkollës thotë se kjo gjëndje vazhdon prej vitesh, e bashkia është tërësisht indiferente, ndërsa shton se Inspektoriati i Shëndetit ka urdhëruar mbylljen e saj, por deri tani asgjë konkrete nuk është bërë për zbatimin e këtij urdhëri. Edhe për këtë rast, përgjigjja e bashkisë Gjirokastër, është nga ato që janë të zakonshme. “E njohim gjendjen. Godina kërkon rikontruksion të ploëe, por nuk kemi fonde”.