Ky është pozicioni seksual më i rrezikshëm, që nuk duhet ta provoni
Një studim ka zbuluar se cili është pozicioni më i rrezikshëm seksual për meshkujt.
Nëse keni planifikuar të bëni seks, ndoshta nuk duhet ta lexoni këtë shkrim.
Një studim ka zbuluar se cili është pozicioni më i rrezikshëm seksual për meshkujt. Aty thuhet se pozicioni seksual ku femra është sipër mashkullit është shumë i rrezikshëm. Po çfarë e bën kaq të rrezikshme? Dy fjalë: Thyerje e penisit. Studimi është publikuar nga një revistë e njohur urologjie.
Por sa e rrezikshme është thyerja e penisit?
Fillimisht ajo shkakton shumë dhimbje. Në 80 përqind të rasteve sjell humbje të ereksionit dhe disa nga pacientët thonë se dëgjojnë një ‘krak’ kur penisi i tyre thyhet. Në raste të tilla duhet të drejtoheni me urgjencë tek ekspertët urologë.
Në rast mostrajtimi, 50 përqind e pacientëve mbeten me penis të deformuar, disa të tjerë vuajnë nga probleme me ereksionin. Megjithatë thyerja e penisit nuk ndodh shpesh. Autorët e studimit mundën të gjejnë vetëm 44 pacientë me penis të thyer. Katër prej tyre po bënin seks homoseksual./lajmi.net