Ky fëmijë po kërkohet nga shumë media në Europë

messi-1-1024x768Në rrjetet sociale dhe portale online është shpërndarë kjo foto e një fëmije që ka gjetur një qese plasmani me ngjyrat e kombëtares së Argjentinës dhe mbi të ka shkruar emrin e yllit të saj, Lionel Messi.

Raportohet se fotoja u publikua për herë të parë në një faqe të fansave në Turqi. Thuhet se ai është një fëmijë nga Iraku në një kamp refugjatësh, por ende asgjë nuk është e konfirmuar. Me mediat evropiane kjo foto ka bërë bujë ndaj është kërkuar që të gjendet fëmija sepse do t’i dhurohet atij një bluzë e vërtetë e Messi-t. Kërkimet vazhdojnë.