KZAZ-ja e Dropullit refuzon regjistrimin e kandidatit të Nismës Thurje, pasaktësi me nënshkrimet

KZAZ-ja e Dropullit nuk ka pranuar regjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie, Kostas Garos, i cili kishte paraqitur firmat me subjektin Nisma Thurje. Vendimi është marrë për mungesë dokumentacioni e nënshkrimesh. Mësohet se Garos kishte dorëzuar rreth 215 nënshkrime nga votues të Dropullit. Por nga një verifikim paraprak, rezulton se disa prej tyre ishin të pavlefshme.

Pritet që vendimi të ankimohet nga subjekti në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Do ta ketë komisioneri Ilirjan Celibashi fjalën e radhës për të vendosur mbi regjistrimin ose jo të Kostas Garos. Nëse edhe ai e refuzon, më pas mund të ndiqen shkallët në KAS e Kolegj Zgjedhor. Kostas Garos ka qenë në zgjedhjet e vitit 2021 kandidat për deputet në Dropull nga Partia Socialiste.

Nuk është ende e qartë zyrtarisht nga Garos se përse ky kapërcim i tij nga mazhoranca në një subjekt opozitar si Nisma Thurje. Në Dropull është rikonfirmuar si kandidat Dhimitraq Toli i Partisë Socialiste dhe Thanas Maneka si kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”