Laboratori i spitalit Gjirokastër jepet me koncension? Karalli: Nuk dimë gjë akoma (VIDEO)
Mungesa e mjekëve specialistë në spitalin Omer Nishani në Gjirokastër është një problem i trashëguar ndër vite që ka vështirësuar dhënien e ndihmës mjekësore për banorët e këtij qarku. Shumica e mjekëve që shërbejnë në këtë spital janë në prag të pensionit, ndërsa mjeku laborant mungon prej 5 muajsh. Për ti dhënë një zgjidhje emergjente situatës, Ministria e Shëndetësisë e ka vendosur nën patronazhin e Spitalit të Traumës
“Çdo hall, mangësi që do të kemi duhet ta zgjidhim me spitalin e Traumës. Konkretisht, për punën e laboratorit unë thirra një mjek laborat nga Spitali i Traumës, erdhi pa gjendjen e aparaturës dhe të gjitha ato çka duhen i la me shkrim që ne ti kompensojmë dhe ti rregullojmë.”, thote drejtori Roland Karalli.
Për laboratorin e spitalit Gjirokastër pa zëra se do të jepet me koncension, por drejtori Roland Karalli thotë se nuk ka një vendim
“Përsa i përket aparaturave varet nga Ministria. Fillimisht na u tha që do bëhet laboratori me konçesion ndërsa nga Ministria na u tha se do porosisin reagentët për gjithë vitin.”, shprehet drejtori Karalli.
Përpos mungesës së specialistëve, infrastruktura është një tjetër problem i spitalit më të madh në jug të vendit, ku një investime prej 123 milion lekësh në vitin 2009 nuk i zgjidhi problemet.