Laert Duraj prezanton në Gjirokastër analizën vjetore të Postës, shtohen shërbime të tjera për qytetarët

Drejtori  i Postës Shqiptare, Laert Duraj prezantoi sot në Gjirokastër analizën e treguesve ekonomiko-financiar të vitit të shkuar për 12 drejtoritë rajonale të vendit. Sipas tij janë bërë përpjekje për të përmbushur të gjitha objektivat që ky insitucion ka ndaj qytetarëve.  Gjatë një interviste për Tv Gjirokastra, Duraj tha se Posta Shqiptare është një institucion i konsoliduar.

Sipas tij, po punohet që të rikthehen dy shërbime të rëndësishme për qytetarët. Së pari të paguhen detyrimet tatimore pranë zyrave të Postës Shqiptare, nisur edhe nga fakti se në shumë bashki të vendit nuk ka filiale të bankave të nivelit të dytë. Po kështu Posta Shqiptare do të ofrojë edhe një lloj sporteli universal duke ofruar ato lloj shërbimesh që gjenden edhe tek portali e-Albania. Sipas Durajt, qytetarët që duan të shfrytëzojnë platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, mund të drejtohen pranë zyrave të Postës Shqiptare.