Lajm i mirë për ata që flenë shumë, nesër ndryshon ora

orandryshonNjë lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë gjumin e mëngjesit. Natën mes së shtunës dhe të dielës akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas duke rikthyer orën dimërore.

Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00, një praktikë e ndjekur nga shumë vende të botës për të shfrytëzuar maksimalisht energjinë diellore.

Zhvendosja e akrepave me 60 minuta para ose pas nisi aplikohej masivisht në vendet e Europës në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosen të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytezonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi së fundmi ka shumë debat. Në disa vende ndryshimi i orës nuk zbatohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj nga disa studime pretendohet se ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për qytetarët.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore dhe të dielën e fundit të marsit për orën verore.

Libohova Online