Lajm i mirë për banorët e Zagorisë e Poliçanit, qeveria jep 700 milionë lekë për projektin e rrugës

Autoriteti Rrugor shqiptar ka shpallur kompaninë fituese e cila do të merret me studimin dhe projektimin e rrugës Libohovë-Poliçan-Zagori.  Fitues janë shpallur bashkimi i operatorëve  “S.D.C SHPK& HE&SK 11 SHPK & ALBEGIS & CO SHPK” me seli në Tiranë.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 15 muaj, ndërsa fondi i vënë në dispozicion rreth 710 milionë lekë të vjetra. Në përfundim të projektimit të rrugës, mbetet për t’u parë nëse qeveria shqiptare do të akordojë apo jo fonde të tjera për ndërtimin e kësaj rruge, e cila lidh zona të dy bashkive, të Libohovës dhe Dropullit.  Ky segment krijon lehtësi të jashtëzakonshme edhe për zhvillimin e turizmit malor.

©ArgjiroLajm.net