Lajm i mirë, po asfaltohet edhe rruga e Suhës (FOTO)

Rruga që të çon në fshatin Suhë ka nisur të rikonstruktohet në të gjithë gjatësinë e saj. Asfaltimi i këtij segmenti ka nisur prej dy javësh dhe pritet të përfundojë brenda disa ditësh. I gjithë segmenti ka një gjatësi rreth 6 kilometra nga pjesa që kishte mbetur më parë deri në qendër të fshatit. Financimi i projektit është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Rruga krijon lehtësi të madhe për banorët e këtij fshati, si dhe është pjesë e segmentit që lidh Zagorinë. Me përfundimin e këtij aksi zvogëlohet disi distanca e rrugës së mbetur që të çon në Zagori.