Lamtumirë Kallashnikov!

kallashnikov-vs-m-14Brenda 5 vjetëve automatiku i famshëm “Kallashnikov” nuk do jetë më pjesë e ushtrisë shqiptare. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral major Jeronim Bazo deklaroi në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku se ai do të zëvendësohet me automatikun M-14, një armë që e disponojnë disa vende anëtëre të NATO-s.

Në këtë mënyrë, pas afro 70 vjetësh, arma më e njohur dhe më e përdorur në ushtrinë shqiptare, e projektuar nga konstruktori rus, Mikhail Kallashnikov nuk do jetë më një armë zyrtare e forcave tona të armatosura. Ndërkohë, gjeneral Bazo komentoi edhe largimin nga ushtria të komandantit të forcave speciale Dritan Demiraj.

Bazo e vlerësoi kontributin e tij në ushtri por në të njëjtën kohë gjeneral Bazo tha se “ligji është më i rëndësishëm se çdo kontribut kur ai shkelet dhe në mënyrë të përsëritur.”

Një tjetër pikë e rëndësishme e rrëfimit të gjeneralit ishte edhe raporti i tij me ministren Mimi Kodheli.

Sipas aksiomës së vjetës se punët në ushtri shkojnë mirë kur ministri dhe Shefi i Shtabit nuk shkojnë mirë, gjeneral Bazo deklaroi se “mes tyre ka debate por ajo janë të shëndetshme dhe ndihmojnë punën në ushtri.