‘Lamtumirë’ pushimeve verore, meteorologët kanë lajme të këqija për motin
Vranësira te dendura dhe rrebeshe shiu. Ky eshte parashikimi i Meteoalb, qe ben me dije se pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendres – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore.
Parashikimi i Meteoalb
E MARTE: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin. Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu.
Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendres – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore.
Mbrëmje dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det mbetet problematik.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C.