Largoni dilemat, propozohet dhurata ideale për “Shën Valentinin”

Lule apo çokollata, një darkë e shtrenjtë apo një udhëtim në çift?

Kjo është pyetje që shumëkush ia bën vetes ndërkohë që po afron festa e të dashuruarve, “Shën Valentini”.

Por një ide krejt e veçantë është prezantuar në një nga tregjet e kompanisë së tregtimit “Tesco” në Angli.

Në një arkë sallatorësh, ishte vendosur kjo tabelë ku shkruhej “Ideal për Valentinin”. Po ju, a do ta preferonit sallatorin si dhuratë?!