Lazaratasit mërziten me Zamira Ramin: Na kërkon të paguajmë taksa, por shërbime nuk marrim

lazarat-policia-komunitet-20-prill-2010Lista e takasve e mbërritur nga Bashkia Gjirokastër i ka lënë një shije të hidhur banorëve të fshatit Lazarat. Ata shprehen të indinjuar në lidhje me taksat që duhet të paguajnë ndërkohë që shërbimet korrespodente për  këto taksa lënë për të dëshiruar. Prej dy vitesh, Bashkia Gjirokastër nuk ka bërë shërbime për këte komunitet dhe kjo ka nxitur një revoltë te banorët e Lazaratit.

“Nuk kemi asnjë kundërshti, ne i paguajmë taksat. Problemi qëndron në faktin se Bashkia nuk po bën asnjë lloj shërbimi që të justifikohet për lekët që ne paguajmë”, thonë banorët për Channel 7.

Banorët shprehen se nuk është kryer asnjë shërbim për higjienën dhe pastrimin e rrugëve nga mbeturinat dhe nuk janë marrë masa për vendosjen e koshave. Taksa për pastrimin dhe higjenën prej 600 lekësh është e detyrueshme të paguhet nga banorët, në të kundërt kjo tarifë ecën me kamatë.  Gjithashtu, banorët duhet të paguajnë edhe tarifën 600 lekëshe për ndricimin, ndonëse thonë se ai mungon.