Lazarati, dikur “kampionë” në kanabis, sot kampionë në futboll

Ekipi i Lazaratit ka fituar kampionatin e minifutbollit në Bashkinë Gjirokastër.

Në ndeshjen finale lazaratasit mundën me rezultatin 6-5 ekipin e Dari Invest.

Kampionati organizohej nga Bashkia e Gjirokastrës. Në përfundim të eventit kryebashkiakja Zamira Rami i dorëzoi kupën ekipit fitues.

Ndeshjet e organizuara në pallatin e sportit të Gjirokastrës u ndoqën nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Vazhdimisht Lazarati ka patur të rinj të talentuar në futboll, ndërsa planet janë që në ardhmen ky fshat të ketë një ekipin e vet në kampionatin shqiptar.