Lazarati i jep 1.110 vota PD-së në tre kuti. E majta merr vetëm 50 vota
June 22, 2015
Lazarati ka votuar në mënyrë plebishtare për kandidatin e PD-së, Igli Kokalari.
Në 3 kutitë, nga 5 që ka gjithësesj Lazarati, 1.110 vota kanë shkuar për kandidatin e PD-së, ndërsa për kandidaten e majtë Zamira Rami kanë shkuar vetëm 50 vota.
Ndërsa me hapjen edhe të dy kutive të tjera, Kokalari i PD ka marrë 1919, ndërsa kandidatja e majtë vetëm 133 vota.
Megjithatë, Rami e ka të sigurtë fitoren, pasi ka një diferencë të madhe për shkak të votave të qytetit.
Lazarati është një bastion i së djathtës, por operacioni i policisë në këtë fshat, ka bërë që lazaratasit të votojnë pothuajse 100% kundër qeverisë.