Lazarati mes luftës dhe dasmave

Lazarati prej tre ditësh është gati-gati në shtetrrethim. Që pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjes së dy kolegëve të tij, policia ka nisur një operacion për kapjen e autorëve të sulmit. Çdo pëllëmbë toke e fshatit, çdo shtëpi dhe çdo vend kontrollohet nga rreth 400 forca të RENEA-s. Por sidoqoftë, shumë prej banorëve të Lazaratit vazhdojnë rrjedhën e përditshme të jetës, pa lënë mënjanë as dasmat. Të paktën kjo kuptohet nga foto që ështe realizuar sot në një prej rrugëve të fshatit. Mes policëve të armatosur e me maska, lëvizin edhe makina të dekoruara për dasma. Pamje që deri diku të kujtojnë filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”

snajperi3