Lazarati tronditet nga një shpërthim me tritol, policia në kërkim të autorëve

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Lazarat. Policia e Gjirokastrës thotë se ngjarja ndodhi në orën 02:35 minuta në banesën e shtetasit A.S. Në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.