Legalizimet, miratohen 12 parcela ndërtimore në qarkun Gjirokastër

vlcsnap-2014-05-31-12h21m12s16-640x340Qeveria ka miratuar ditën e djeshme kalimin e pronësisë për 919 familje që kanë ndërtuar pa lejë në tokë me pronarë dhe tokë shtetërore. Në bazë të këtij vendimi, ata bëhen pronarë të ligjshëm, jo vetëm të ndërtesës, por edhe parcelës ndërtimore.

Familjet që përfitojnë janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit dhe menjëherë pas procedurave të kalimit në pronësi, familjet lidhin kontratën me noterin dhe pas këtij veprimi kanë të drejtë të paraqiten në hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emër të tyre. Për qarkun e Gjirokastër, janë 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 431,9 (dy mijë e katërqind e tridhjetë e një presje nëntë) m²