Lëvizte i lirë në Gjirokastër, policia arreston 31-vjeçarin nga Lazarati

Lazarat policiaNë bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ,se një shtetas i shpallur në kërkim lëvizte në qytetin e Gjirokastrës ,nga shërbimet e policisë është organizuar puna për kapjen e këtij shtetasi.

Nga specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Asqeri Bashaj ,31 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër më datë 26.05.2016 , ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit të vendimit Nr. 21-2016-848/149 , datë 19.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ,për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.