Libohova, Dropulli dhe Zagoria prej gati 30 orësh pa energji elektrike

Prej gati 30 orësh në Libohovë nuk ka furnizim me energji elektrike. Mësohet se për shkak të motit të keq të ditëve të fundit janë regjistruar disa probleme në linjat e furnizimit me energji. Një ditë më parë u njoftua nga OSHEE se stuhia ka zhvendosur disa shtylla të tensionit të lartë. Vec Libohovës pa energji elektrike janë gjithashtu Zagoria dhe fshatra të tërë të Dropullit. Për fat të keq situata e mungesës së energjisë elektrike përsëritet vazhdimisht prej 30 vitesh qoftë dhe me shiun më të parë që bie.