“Libohova meriton ndryshim”, kandidati i PD zbardh planin me 10 pika: Urgjentisht duhet të veprojmë!

Kandidati i PD-së së Sali Berishës për Libohovën, Adil Xhelili, thotë se Libohova meriton ndryshim dhe se urgjentisht duhet të veprojmë. Ai rendit 10 pika si premtime apo angazhime për Libohovën nëse zgjidhet kryetar bashkie. Më poshtë reagimi i tij i plotë.

Libohova dhe zona mbarë nuk ka nevojë për ripërfaqësim të ri pushteti, duke harruar apo falur “mëkatet” e 10 viteve të fundit. Të ecurat symbyllur këtu na kanë sjellë. Libohova meriton NDRYSHIM! 8 vite pushtet vendor inekzistent nuk mund të shndërrohet me 4 vite pushtet shërbëtor i interesave vetjake. Urgjentisht ne duhet të veprojmë:
1. Punësim për të rinjtë për të ndaluar hemoragjinë që po na shpopullon.
2. Lehtësim taksash për banorët dhe njësitë e biznesit.
3. Shërbim ditor në mirëmbajtje e infrastrukturë në të gjithë zonën.
4. Shërbim ditor i administratës në çdo fshat të njësive vendore.
4. Investime të përvitshme në të gjitha lagjet e fshatrat.
5. Ndihmesë me kullota për blegtorët pa dallim.
6. Ndihmesë me mjete e fuqi puntore për fermerët dhe lehtësimi i tyre nga taksat.
7. Promovim i aseteve turistike dhe fuqizimi i njësive shërbyese të zonës.
8. Promovim dhe mbështetje falas për çdo sipërrmarrje të re në zonë.
9. Mbrojtje e territorit, pyllëzim dhe pastrim.
10. Digjitalizim, modernizim i punës së administratës me referencë vetëm AFTËSISË.
Shumë pika të tjera do të parashtrojmë në ditët në vazhdim e më konkretisht, sepse kështu shkojmë më pranë njerëzve dhe halleve të tyre.