Libohova në trenin me 28 vagona të së majtës. Opozita fiton 10 bashki

rama-dhe-metaDeri më tani janë zgjedhur 38 kryebashkiakët e rinj ku ASHE ne 28 prej tyre rezulton dhe fituese.

Bashkia e Himarës, Sarandës, Dropullit, Rrogozhinës, Mirditës, Belshit, Maliqit, Hasit, Skraparit, Pustecit, Tepelenës, Delvinës, Kolonjës, Peqinit, Fushë Arrëzit, Libohovës, Cërrikut, Konispolit, Gramshit, Lushnjës, Këlcyrës, Kurbinit, Librazhdit, Roskovecit, Divjakës, Poliçanit, Pukës dhe Urës Vajgurore do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.

Ndërsa Tropoja, Përmeti, Klosi, Vora, Pogradeci, Mallakastra, Kukësi, Vau i Dejës, Mati dhe Selenica do të drejtohen nga përfaqësuesit e djathtë.

Adelina Farriçi, e preferuara e Edi Ramës në Mat, duket se ka humbur pasi drejtoi për një mandat Burrelin.

Farriçi mori 7679 vota, kurse rivali i saj, Nezir Rizvani mori 8150 vota.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Përfundon numërimi edhe në Roskovec: Majlinda Bufi e ASHE-së fitoi 52.39% të votave, Gëzim Çaushi i APPD-së, 47.61% të votave.Në Konispol, Shuaip Beqiri i ASHE-së ka marrë 43.93% të votave, ndërsa Ismail Murtaj i APPD-së, 35.83%.

Poliçan, Adriatik Zotkaj i ASHE-së ka fituar 4888 vota (72.45%), ndërsa Florian Qamaj i APPD-së ka marrë 1859 vota (27.55%).

Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota. Në Belsh, Arif Tafani i ASHE-së ka marrë 45.51% të votave, ndërsa Asqeri Kuqja i APPD-së, 38.45%.

Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota. Luiza Mandi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave në Libohovë, duke mundur Altin Çomon e APPD-së me 46.35%.

Mirditë, Ndrec Dedaj i ASHE-së ka fituar me 55.37% të votave, ndaj 44.63% të votave të Gjergj Prengës së APPD-së.

Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrëzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë, Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.

Ndërsa në Përmet ka fituar kandidati i APPD-së, Niko Shupuli, me 58.58 për qind të votave kundrejt 38.53 për qind të kandidatit të majtë, Gilberto Jaçe. Edhe në Tropojë ka fituar kandidati i djathtë, Besnik Dushaj, i cili mori 51.94% të votave.

Bashkia e re Tropojë do të qeveriset përgjatë katër viteve të ardhëshme nga kandidati i të djathtës Besnik Dushaj, por fitorja e tij rezultoi me një diferencë shumë më të vogël se sa fitorja e të djathtës në zgjedhjet e vitit 2013 në këtë bastion demokrat.

Pas numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të së dielës, Besnik Dushaj rezultoi me 5,810 vota, ose fitues me afro 52 për qind. Por Dushaj rezulton se ka marrë 2 mijë vota më pak se sa patën marrë PD dhe PR në zgjedhjet e vitit 2013.

Kundërshtari i tij, Rexhë Byberi, i cili kandidonte në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, arriti të marrë afro 5 mijë vota, mbi 2 mijë vota më shumë nga sa patën marrë më 2013 Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2013.

Në Korçë numërimi u mbyll rreth orës 14:30 ku fitoi Sotiraq Filo i ASHE me 59,13 përqind të votave kundrejt 40,87 të Gjergji Meros së APPD.

Në Gramsh ka fituar Luljeta Dollani e ASHE me 59,4 përqind të votave.

Edhe Gëzim Topçiu i ASHE në Maliq ka fituar duke marrë rreth 53 përqind të votave.

Në Pogradec Eduard Kapri i APPD ka mposhtur Diana Milen e LSI.

Në Sarandë ka fituar Floriana Koka e ASHE me një diferencë prej 1299 votash përballë Kreshnik Bozhos së APPD.

Beqir Nuredini i ASHE ka fituar në Rrogozhinë me 55 përqind të votave përballë Eqerem Deliut të APPD.