“Libohova Street Party”, një festë me të rinj nga e gjithë zona

1907483_10207282220157888_4293998355549252246_n“Libohova Street Party” është eventi që do të mbledhë sonte në mbrëmje të rinj të Gjirokastrës, Libohovës dhe zonës përreth në një festë me muzikë dhe pije nga kompania Red Bull.

Aktiviteti është njoftuar edhe nga kandidatja e koalicionit të majtë, Luiza Mandi, e cila i ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e kësaj feste. Fillimisht do të zhvillohet një takim në stadiumin e Gjirokastrës, ku do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kandidatja Zamira Rami dhe Luiza Mandi si dhe të tjerë përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Pas takimit festa zhvendoset në Libohovë, te sheshi pranë sarajeve të Myfit Bej Libohovës. Ky aktivitet shënon edhe mbylljen e fushatës së Luiza Mandit në Libohovë. Nesër në mesnatë nis heshtja zgjedhore në të gjithë vendin.