“Libohova voton Nardi Hiden”, banderola e pazakontë shpaloset në Varshavë gjatë ndeshjes Poloni-Shqipëri (FOTO)

Disi e pazakontë dhe jashtë pritshmërive, por ka ndodhur sonte në Varshavë të Polonisë në stadiumin ku po luan kombëtarja jonë e futbollit. Një banderolë me mbishkrimin “Libohova Voton Nardi Hiden” është shpalosur nga disa tifozë. Me siguri që mes tyre do të kishte nga Libohova dhe mbështetës të Leonard Hides, kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar bashkie. Nuk dihet ende kush janë personat që e kanë shpalosur. Regjia e ka fokusuar për disa caste dhe sigurisht që nuk i ka shpëtuar syrit të shikuesve nga ekrani të ndeshjes. Shihni fotot më poshtë.