Libohovë, aksion pastrimi në shtratin e lumit Drino (FOTO)
April 18, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/04/30706380_1976006319317677_3627414500711333888_n.jpg)
Në qarkun Gjirokastër në jug të vendit, ka nisur aksioni për pastrimin e mjedisit në kuadër javës “Pastrojmë Tokën që duam ” 16-22 prill 2018. Aksione pastrimi janë zhvilluar kryesisht në shtratin e lumit Drino, në të cilin depozitohen mbetje të ndryshme urbane dhe inerte. Aksionit i janë bashëngjitur dhe ushtarakët e Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes në Gjirokastër, punonjës të ndërmarrjeve të bashkive Gjirokaster, Libohovë e Dropull.