Libohovë, bashkia ndërhyn për sistemimin e përroit të Panos
December 10, 2016
Bashkia Libohovë ka ndërhyrë së fundi te përroi i Panos në lagjen “Hoxhallarë”, duke sistemuar me tubacione të reja prej betoni një pjesë të këtij përroi, që shpesh përmbytte rrugën dhe pengonte kalimin e njerëzve e automjeteve. Sipas njoftimit të Bashkisë, vijon puna edhe për përfundimin e ndriçimit pubkik në lagjet “Marinë” e “Kalista”.