Libohovë, bashkia rikonstrukton pjesërisht disa rrugë në Drino e Nepravishtë (FOTO)
October 16, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/10/tmp_17245-image-0-02-05-41cfbe2fe90f62553abd18d33067782298bfb716685614f44eea5671c4dbb46c-V349024182.jpg)
Bashkia Libohovë ka ndërhyrë së fundi në disa rrugë të fshatit Nepravishtë dhe Drino, duke i shtruar me beton.
Kryebashkiakja Luiza Mandi, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, shkruan se përmirësimi i infrastrukturës rrugore në çdo fshat dhe lagje është një ndër prioritetet e Bashkisë Libohovë.
Ajo falenderon punëtorët që punuan me ritme të shpejta dhe banorët për durimin e treguar, ndërsa thotë se në vijim do të ketë të tjera rikonstruksione të ngjashme në rrugë të dëmtuara ndër vite.