Libohovë-Bulo, nis sistemimi i rrugës së vjetër (FOTO)

Bashkia Libohovë ka nisur së fundit me mjetet e saj një ndërhyrje për sistemimin e rrugës që të çon në fshatin Bulo. Është fjala për rrugën pranë liqenit të Doftisë.

“Ndonëse kjo është një rrugë jo shumë e përdorshme, qoftë dhe për shkak të amortizimit ndër vite, Bashkia Libohovë po punon për ta sjellë atë në një gjendje më të mirë, duke lehtësuar kështu lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve”, thotë Bashkia përmjes një njoftimi në faqen në internet.

Ndërkohë sistemimi i kësaj rruge kryhet në këtë moment edhe sepse Bashkia Libohovë ka miratuar një vend të ri për depozitimin e plehrave në kodrat pranë Bulos.

/Libohova Online/

|Për të marrë çdo postim të LibohovaOnline.com na ndiqni në Facebook. Klikoni këtu|

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: sky, mountain, cloud, outdoor and nature

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature