Libohovë, familja Ruçi apelon për ndihmë. Shtëpia rrezikon të shembet (FOTO)

vladimir-ruciFamilja e Vladimir Ruçit në Libohovë endet nëpër institucione pa gjetur zgjidhje, ndëra banesa rrezikon të shembet nga çasti në çast.

Shtëpia ndodhet  në lagjen “Hoxhallarë”, por me kalimin e viteve është çarë në shumë pjesë për shkak të lëvizjeve të tokës.

Lëkundjet e tërmetit në javët e fundit e kanë përkeqësuar gjendje e saj. Kryefamiljari thotë se Zyra Hipotekore në Gjirokastër po pengon njohjen e pronësisë së truallit mbi të cilin është ndërtuar shtëpia, ndonëse ai pretendon se e ka tokën e tij.  

Vladimir Ruçi e ka larguar pjesën tjetër të familjes nga banesa për shkak të rrezikut, ndërsa thotë se pengesa për marrjen e çertifikatës së pronësisë nga Zyra Hipotekore, nuk e lejon të ndërtojë një shtëpi të re.

Sa i përket Bashkisë Libohovë, Ruçi shprehet se i janë krijuar të gjitha lehtësitë për zgjidhjen e problemit, por çështja varet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër. 

Ai apelon për ndihmë pasi me afrimin e stinës së dimrit shtohet rreziku që shtëpia të shembet plotësisht.dgdfhfgdfgfhgjdgfghgkdsgdfhgfgfjhhkjrtytrysadsfsdfdgdfsdfdgfetryttry